Hysaj ka nda mendjen

0
Gjigandi

Elseid Hysaj tashmë e ka ndarë mendjen për të ardhmen dhe ka vendosur të largohet, për të nisur një aventurë të re në një skuadër tjetër.

Mundësitë janë të mëdha që mbrojtësi shqiptar ta shikojmë edhe sezonin e ardhshëm në Serie A, por këtë herë me fanellën e Romës. “Calciomercato” ka zbuluar se drejtori sportiv i Napolit, Kristiano Xhiuntoli ka shfaqur interes për mbrojtësin në pronësi të Romës, Riki Karsdorp dhe dëshiron t’i japë atij një mundësi në “San Paolo”, pasi të kthehet nga huazimi te Fejenord.

Pikërisht nga kjo do të kërkojë të përfitojë drejtori sportiv verdhekuq, Xianluka Petraki, që do të kërkojë që arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e Karsdorp me Hysajn dhe lojtarët të ndërronin fanellë.

Do të ishte një mundësi shumë e mirë edhe për mbrojtësin shqiptar, që pas largimit të Sarrit nga Napoli nuk ka kaluar një periudhë të mirë dhe ndryshimi i ambientit do të ishte pozitive për të, duke ditur që Roma ka shfaqur interes për të edhe më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu