Ditë takimesh në prag të tryezës zgjedhore.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka nisur sot një sërë takimesh me palët poltike. Fillimisht ajo ka takuar socialistin Ulsi Manja ndërsa zhvilloi dhe një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Gjatë takimit me Ruçin u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.
“Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese”, ishin disa nga përfundimet e takimit mes tyre.
Ndërkohë mësohet se Kim së bashku me ambasadorin Luigi Soreca mund të takojë më pas palët e këshillit politik.