Pensionistët në administratë/ Kuvendi i nis kërkesë Komisionerit: Masa për ndërprerjen e punës

0
Gjigandi

Kuvendi i ka kërkuar Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil që të ndiqet me kujdes pjesa e punonjësve të administratës që mbushin moshën e pensionit dhe ende vazhdojnë të punojnë.

Në projektrezolutën e hartuar për aktivitetin e këtij institucioni për vitin 2019 dhe fokusin në vitin 2020 nënvizohet pikërisht kjo pikë duke kërkuar që të merren masa dhe të mos ketë përsëritje të këtyre rasteve.

“Të intensifikojë procesin e verifikimit të zbatimit të vendimeve pas përfundimit të afatit të paralajmërimit për rregullimin e ligjshmërisë, për institucionet që kanë nëpunës të cilët kanë arritur moshën e pensionit dhe duhet të kishin ndërprerë në kohë marrëdhëniet juridike dhe financiare, duke rritur ndërveprimin në kohë edhe me Departamentin e Administratës Publike për të bërë të mundur mospërsëritjen e situatave të tilla” thuhet në pikën tre të projektrezolutës.

Tendenca e pensionistëve në punë nuk është një dukuri tërësisht e administratës publike pasi në tërësi në tregun e punës që përfshin edhe administratën në sektorin privat ka një prezencë në rritje të personave që kanë mbushur moshën e pensionit dhe vijojnë të jenë ende aktivë. Sipas të dhënave nga INSTAT në vitin 2019 numri personave mbi 65 vjeç që punojnë është 62, 291 persona me një rritje 11 për qind më shumë se vitin 2018 ose 6279 persona.

Përfshirja e të moshuarve në tregun e punës është një tendence e pesë vjeçarit të fundit. Emigracioni i lartë i të rinjve, kundrejt një rritje të ofertës për punë nga bizneset, sidomos sektori i shërbimeve, ka nxitur moshën e tretë të punojë edhe pse në moshë pensioni.

RonaTyra

Rikthimi në punë i atyre që kanë fituar gjyqet

Po kështu i njëjti dokument i Kuvendit ngarkon Komisionarin edhe me një sërë detyrash të tjera ku së pari të vijojë procesi i hetimit administrativ në lidhje me rastet individuale të konstatuara në shkelje të ligjit për proceset e rikthimit të nëpunësve civilë gjyqfitues në detyrë si dhe të vlerësohet mundësia e ndërtimit të një databaze të përgjithshme të rekordeve historike që të përfshijë aktet e largimit nga shërbimi civil të gjyqfituesve.

Po kështu rekomandohet që të punohet për krijimin e metodologjisë për përcaktimin e afateve pjesë e diapozitave urdhërues të vendimeve për rivendosjen e ligjshmërisë me qëllim reduktimin e kostove buxhetore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu