Vihet në prangat e policisë së Shkodrës një person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve në zonën e Dukagjinit.
Paraditen e sotme është bërë arrestimi i 26- vjeçari Françesk Vala, teksa lëvizte me një makinë luksoze tip Benz ML.
Prangosja e tij është bërë në lagjen “Rus” të Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa ndodhej në mjet bashkë me shtetasin M.Gështenja.
Ai akuzohet se është një nga autorët e pengmarrjes së ndodhur në 21 nëntor 2015 në Dukagjin, ku në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë morën peng vëllezërit S.K., dhe A.K.
Ngjarja ndodhi si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, ku njëri nga vëllezërit u la i lirë, ndërsa tjetri u mbajt peng për gjashtë ditë në pritje të pagesës prej 10 mijë euro për lirimin e tij.
Por ndërhyrja e policisë bëri të mundur lirimin e pengut si dhe prangosjen e tre të dyshuarve, Lekë Shkrepa, Tom Shkrepa dhe Kolë Dushku.
Ndërkohë u shpallën në kërkim dy vëllezërit Françesk Vala dhe Lin Vala.
Françcesk Vala është dënuar me 8 vite burg në mungesë, për pengmarrjen e pesë viteve më parë.