Takimi me Ardi Veliun duket se është bërë shkak për tërheqjen e padisë që Ziada Çobo kishte dorëzuar në gjykatë ndaj drejtuesit të policisë për cenim nderi e dinjiteti të shkaktuar nga publikimi i të dhënave personale.
Objekti i padisë ishte shpërblim dëmi pasuror në masën 1 milionë lekë.
Pas takimit me zyrtarin e policisë nëna e 15-vjeçarit ka deklaruar se e tërheq padinë e bërë në gjykatë, por nuk tërhiqet nga kallëzimi ndaj efektivave të policisë për dhunimin e djalit.
Përmes një videoje 10 ditë më parë drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu u vu në mbrojtje të policisë që dhunoi djalin 15-vjeçar.
Por të dielën kreu i rendit njoftoi se ka pritur në zyrë, Zaida Çobon nënën e adoleshentit për ti kërkuar ndjesë publike lidhur me videon e saj me armë në dorë që ekspozoi në komisionin parlamentar të sigurisë
“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keq-ardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).” – shkruan Ardi Veliu.