Panik te drejtoria e policisë Elbasan, pasi rezulton i infektuar me Covid-19 një punonjës.
Burime për Ora News bëjnë me dije bëhet fjalë për një punonjës të sallës operative.
Ai është rreth 40 vjeç me origjinë nga Përmeti.
Ky ka qenë rasti i vetëm i raportuar nga Elbasani si i infektuar ditën e sotme nga ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë në vend sot (18 qershor) u shënuan 66 raste të reja me Covid 19 dhe 1 humbje jete.