Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Qafë Mali- Bajram Curri.
Makina e tipit Benz e drejtuar nga Mark Nika ka dalë nga rruga e për pasojë ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, në zonën e njohur si Shkëmbi i Dardhës. Për pasojë, 70 vjeçari ka humbur jetën. Në makinë ndodheshin dhe një grua e një fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar.
Pukë /Informacion Paraprak i policisë/
Më datë 07.06.2020, rreth orës 11:45, në fshatin Dardhë, Pukë, një mjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga për pasojë janë lënduar një grua me një fëmijë të cilët janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhen në Spitalin Pukë
Gjithashtu nga Informacionet paraprake mesohet se ndodhet dhe një person, shtetasi M. P. në automjet, dhe shërbimet e Zjarrfikeses Pukë po punojn për nxjerrjen e tij nga automjeti Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.