Pamjet e atentatit në Laç, si u ekzekutuan Bujar Lika e Paulin Gjergji: Lamaj tërhiqet zvarrë

0
Gjigandi

Atentati i 30 majit ndaj biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç tronditi opionionin publik. Policia ka tani një të arrestuar për këtë ngjarje, ndërsa ka zbardhur tërësisht ate duke shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtorët e tij.

Abcnews.al ka siguruar pamjet e atentatit të filmuara nga kamerat e hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Katër persona, me në krye Eduart Lamaj u futën me nxitim në parkimin e hotelit, në të cilin ishin duke pirë kafe Bujar Lika dhe Paulin Gjergji me qëllim ekzekutimin e të parit.

Me të hapur dyert, njëri prej tyre, me një pistoletë në dorë i drejtohet makinës tip “Range Rover”, ku qendrontë djemtë e bniznesmenit Paulin Gjergji, ndërsa ata i luten që të mos i vrasin.

Ndërkohë që ishin neutralizuar djemtë e Gjergjit, një person me markë të bardhë, i cili sipas prokurorisë dyshohoet të jetë Eduart Lamaj, futet i pari një hotel me një kallashnikov në dorë duke qëlluar menjëherë në drejtim të Likës, ndërsa ky i fundit i përgjigjet me pistoletë duke e plagosur në këmbë.

RonaTyra

Siç shihet në videon e kamerave të hotelit të siguruar nga abcnews.al, personi me markë të bardhë mbetet i plagosur nga përplasja me armë, ndërsa dy shokët mbërrijnë aty për ta tërhequr duke lënë një moment armën në një vazo, të cilën kthehet ta tërheqë më pas.

Në ikje e sipër, dyshohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të Kreshnik Tushajt, për të cilin menduan se u kishte zënë pritë. Pas atentatit me dy të vdekur, Tushaj paraqitet i plagosur në spital duke theksuar se ishte plagosur në derën e shtëpisë nga persona të panjohur.

Momenti i plagosjes dhe afërsia me vendin e ngjarjes bëri që prokuroria të dyshojë së Tushaj ishte njëri prej atentatorëve, por arrestimi i sotëm i Eduart Lamajt, i cili duket të jetë personi i plagosur që shihet në video, shpëtoi Tushajn nga akuzat.

Ky i fundit pritet të lirohet gjatë ditëve në vijim.

Ekzekutimi i Likës dhe Gjergjit në Laç ka rikthyer frikën për një përplasje të ashpër mes grupeve kriminale në Tiranë dhe Laç, e cila deri më tani ka shkaktuar të paktën katër të vdekur.

Nëse nuk iu hapet videoja klikojeni për ta parë në Youtube.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu