Opozita parlamentare ka kërkuar një takim urgjent me kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Ruçi, në lidhje me reformën zgjedhore.
Në kërkesë-shkresën e takimit theksohet se një marrëveshje e tillë është në kundërshtim me legjitimitetin e Kuvendit, pasi i imponohet vendimmarrje këtij institucioni.
Opozita parlamentare kërkon që në Kuvend të diskutohet për kalimin nga listat e mbyllura në të hapura.
Në letrën drejtuar Gramoz Ruçit dhe Ramës, tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku kërkojnë që tryeza të zhvillohet brenda 48 orëve.
Më tej shkruhet se marrëveshja është një pazar i arritur jashtë Parlamentit dhe nuk duhet të bëhet asnjë hap më tutje për implementimin e kësaj marrëveshjeje.