Një pacient i spitalit të Onkologjikut rezultoi pozitiv me COVID-19.
Pacientja ditore bënte terapinë e rrezeve tek Onkologjiku.
Sot në mëngjes i janë bërë tamponët mjekëve, dhe pritet të dalin rezultatet.
Pas konfirmimit që pacientja është me COVID-19, pavioni është dezinfektuar
24 orët e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të infektuarve me koroanvirus. Task forca e ministrisë së Shëndetësisë thotë se nga 191 testime kanë rezultuar pozitiv 18 persona.
Të infektuarit janë 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Ndërkohë janë shëruar 6 qytetarë.