Hasani: Për gjetjen e kohës optimale për fillimin e stërvitjeve

0
Gjigandi

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, bashkë me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, drejtorin e Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e Eroll Salihu, kanë takuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Qëllimi i takimit ishte kërkesa e bërë nga MKRS, KOK dhe federatat sportive, që aktivitetet sportive të fillojnë më herët se sa që është paraparë sipas fazës së tretë të masave të lehtësimit.

“E njoftuam ministrin Vitia për nevojën e fillimit me përgatitje sipas veçorive të sporteve. U dakorduam që sot në takimin e KOK-ut, MKRS-së dhe federatave, të mblidhen shënime plotësuese nga federatat.

Pasi të tubohen këto të dhëna, do të realizohet edhe një takim tjetër”, deklaroi presidenti Hasani për faqen zyrtare të KOK-ut.

I pari i Lëvizjes Olimpike në Kosovë, shtoi se edhe në të ardhmen do të ketë takime me ministrin e Shëndetësisë, Vitia, për bashkërenditje, shkëmbime të informatave dhe për gjetjen e kohës optimale për fillimin e stërvitjeve, gjithmonë duke pasur parasysh ruajtjen e shëndetit të sportistëve.

RonaTyra

Aktivitetet sportive, të ndërprera më 13 mars 2020 shkaku i pandemisë Covid 19, janë paraparë të rifillojnë prej 2 qershorit, fillimisht me përgatitje, mirëpo kjo datë për shumë federata sportive duket të jetë jo e përshtatshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu