Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, tha se tashmë është ngritur grupi negociator i Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se grupi negociator do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë
Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë…
Ne tashmë kemi ngritur grupin negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian!
Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces!
Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t’i bashkojë të gjithë, pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë.
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.