Rubrika “Shihemi në gjyq”, në TV Klan solli ditën e sotme përballjen midis dy kushërinjve.
Shpresa tregoi në studio se si jeta e saj pas martesës nuk shkoi ashtu sikurse ajo e kishte menduar. Personi me të cilin u martua nuk bëri asnjëherë celebrim me të. Ai u nda nga jeta në vitin 2016 dhe nga bashkëjetesa midis tyre erdhi në jetë një djalë.
Shpresa tregoi se kushëriri i saj ka qenë një prej mblesëve dhe pas martesës ata nuk janë interesuar më për të. Madje askush nuk e ka ndihmuar as tani që e vetme po rrit djalin, ne kushte aspak të mira ekonomike.
Eni Çobani: Çfarë premtimi ty nuk të është realizuar në martesën që ti kreve?
Shpresa: Po nuk është realizuar asnjë prej premtimeve. Unë u kam thënë të gjithëve në momentin që po jetonim në Tiranë. Ai mori iniciativën, u nda nga gruaja e tij, por nuk bëri ato që premtoi pasi u nda. Vetë tha do t’iu bëj të gjitha gjërat.
Ardit Gjebrea: Çfarë premtoi ai? Që sapo të ndahem…
Shpresa: Sapo të ndahem do vë kurorë me Shpresën dhe do jetojë si princeshë, do ketë shtëpinë.
Ardit Gjebrea: Ai ligjërisht e bëri divorcin?
Eni Çobani: Po ligjërisht ai rezulton i ndarë nga bashkëshortja. Me vendimin e gjykatës, zotëria është ndarë në muajin Prill ose Mars të vitit 2007. Pra 3 muaj pasi ka marrë zonjën në martesë, në martesë jo ligjore, bashkëjetesë. Mbas Prillit të 2007, Shpresa i ka kërkuar në vazhdimësi hajde vër kurorë, pra martohemi ligjërisht, ndërkohë zotëria këtë gjë e ka zvarritur, e ka zvarritur deri në atë pikë sa nuk u martua kurrë me Shpresën. Ky është shqetësimi i Shpresës kundrejt njerëzve të saj.
Shpresa: Ai ndërroi jetë!
Ardit Gjebrea: Ai nuk jeton më sot?
Shpresa: Jo nuk jeton më bën 4 vjet, që në 1 Qershor 2016 ai nuk jeton më, e rrit e vetme djalin, në shtëpi me qira, me mundime pafund.
Ardit Gjebrea: Me djalin?
Shpresa: Po nga bashkëjtesa kemi dhe një fëmijë!
Ardit Gjebrea: A ti bëre dhe fëmijë me të!
Shpresa: Është një fëmijë i shëndetshëm, i mrekullueshëm. E kam shok, e kam motër, e kam vëlla, e kam gjithçka. I kam kushtuar jetën, jam munduar, kam fjetur në një karrige me të. Akoma në një shtëpi me qira, në një krevat portativ fle. S’ju kam kërkuar as edhe një monedhë, as edhe një qindarkë,. As ata s’kanë bërë as mundimin më të vogël.
Ardit Gjebrea: I ndjeri ka një shtëpi apo jo?
Eni Çobani: I ndjeri ka një shtëpi, në të cilën banon bashkëshortja nga martesa e parë bashkë me fëmijët, që ka sjellë nga ajo martesë.