Në mbledhjen e mbajtur mbrëmjen e së enjtes, Parlamenti Europian miratoi 15 kushte që duhet të përmbushë Shqipëria, para hapjes së negociatave për integrimin.
Rekomandimi i Parlamentit Europian për Këshillin e Ministrave, Komisionin Europian dhe zëvendëspresidentit të tij nënvizon 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë para zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Votimi në PE u bë me 388 vota pro, 280 kundër dhe 19 abstenim.
Kushtet për Shqipërinë u vendosën me propozimin e bërë në muajin mars, nga Holanda, Gjermania, Franca, Spanja dhe Danimarka.
Votat pro u dhanë nga Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe nga disa deputetë nga e majta dhe e djathta.
Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona e samitit të Zagrebit.