Negociatat me BE, Parlamenti Europian kalon rezolutën me 15 kushtet për Shqipërinë

0
Gjigandi

Parlamenti Europian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ajo shpalli mbrëmjen e djeshme (19 qershor) rezultatet e votimeve ku kjo rezolutë mori më shumë vota se sa u miratua në parim.

Nga 665 vota në total, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime.

Kryeministri Rama mohoi sërish se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur për nisjen e negociatave, por amendamenti i miratuar është i qartë.

Amendamenti i Grupit PPE, u paraqit nga eurodeputetja Kinga Gál, raportere hije e PPE, e raportit “Rekomandime për Ballkanin Perëndimor”. Amendamenti është si më poshtë:

RonaTyra

“Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare.”

Në votimin e parë (18 qershor) amendamenti mori 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.

Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu