Ndarja traumatike e Heidi Lushtakut nga boksieri në prag të dasmës, modelja e pranon prishjen e fejesës vetëm pas 7 muajsh

0
Gjigandi

Të gjithë po prisnim ftesat e dasmës së një prej çifteve më të njohura shqiptare, por duket se ata i kanë dhënë fund lidhjes së bukur në prag të ceremonisë martesore. Diçka ndodhi mes çiftit, boksierit të njohur Robin Krasniqi dhe modeles Heidi Lushtaku.

Edhe pse ndarja ka ndodhur para 7 muajsh, që ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram” e Robini dhe Heidi nuk publikonin më foto së bashku. Ata i fshinë edhe fotot me njëri-tjetrin në vjeshtën e 2019-ës dhe sigurisht që këto shenja të çonin drejt idesë se pas 4 vitesh lidhje, Robin dhe Heidi s’ishin më bashkë.

E për shtatë muaj me radhë nuk pati një konfirmim nga protagonistët lidhur me lajmin në fjalë, derisa erdhi momenti që deklaratën ta bënte vetë Heidi. Burime pranë çiftit kanë deklaruar se modeles iu deshën plot shtatë muaj që të pranonte prishjen e fejesës nga boksieri i famshëm, me të cilin u dashurua dhe krijoi një lidhje të konsoliduar brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pas më shumë se gjysmë viti në heshtje, Heidi, dy ditë më parë, konfirmoi më në fund ndajen, pasojat e së cilës i ka vuajtur jo pak, tregojnë burime pranë modeles. Ajo tregoi me anë të një statusi në rrjetet sociale, se i kanë dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare, por kanë mbetur miq të mirë.

“Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngaqë është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar, dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë.

RonaTyra

Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.

Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore, më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoj në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyer që ma dhuroi jeta dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë. Prandaj, unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi,”- shkroi ajo.

Menjëherë, modelja ka marrë mbështetjen e fansave, duke i uruar fat në të ardhmen. Kujtojmë që sportisti Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku vendosën ta zyrtarizonin marrëdhënien me fejesë vetëm 6 muaj pasi ishin lidhur.

Planifikimin e parë për dasmë e bënë për verën e 2017-ës, por që nuk u realizua, duke premtuar se kishin planifikuar një datë më të vonë. Si çift i kemi parë në disa programe të rëndësishme televizive në Shqipëri e Kosovë, ku me lirshmërinë e tyre tregonin se ishin një çift i lumtur dhe të bërë për njëri-tjetrin.

33-vjeçari Haxhi Krasniqi, i njohur si Robin Krasniqi, është një boksier profesionist që ka zhvilluar karrierën në Gjermani. Ai mbajti titullin europian të kategorisë super të mesme nga 2018 në 2019 dhe ka sfiduar dy herë për një titull botëror të peshave të lehta në 2013 dhe 2015. Ndërsa Heidi, e rritur në Zvicër, pas modelimit, provoi tregun e muzikës si këngëtare. Kënga e parë e saj me titull “Put it up” u realizua nga Genc Prelvukaj.

Heidi ka qenë finaliste e “Miss Zvicra 2013”, ndërsa përveç reklamave të shumta për firma të njohura në Zvicër dhe Francë, ajo për disa muaj punoi si modele edhe në Azi, duke reklamuar për kompani të ndryshme, ndër to edhe për kompaninë “Honda”. Modelja nga Kosova me profesion është stomatologe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu