“Mos! Kam shumë hakera, fshije!”, Rama i tërheq vëmendjen drejtoreshës

0
15
Gjigandi

Ndërsa drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj, i tregoi publikut se si bëhet aplikimi për dokumentet e pronësisë në Kadastër, në një moment, kryeministri Edi Rama i tërhoqi asaj vëmendjen,që të fshinte numrat e kartës që shfaqeshin ën dritare, në faqe.

“Mos ekspozo kartën sepse ta thajnë..ka shumë hakera në kompjuterin tim.

Nëse marrin numrat ata, arrijnë t’i shikojnë, fillojnë punën ata.” i tha kryeministri Karcanajt.

Ai nuk i kurseu batutat, ndërkohë që zyrtarja tregonte lehtësinë e kryerjes së procedurave.

“Me këtë risi online, ra edhe tempi i falsifikimeve të rruga e Kavajës”.

Në fund Rama tha se është një nga ëndrrat e tij që të vinte dita që dokumenti i pronësisë të merrej kaq thjeshtë.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu