Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin “Për aktivitetet e turizmit detar”,për rishqyrtim.
Sipas presidencës ligji nr. 43/2020 “Për aktivitetet e turizmit detar”, pavarësisht objektivave të deklaruar në nenin 1, për shkak të formulimeve të paqarta të disa dispozitave të tij, duket se nuk shkon kah përmbushjes së këtyre objektivave.
Më tej në arsyetimin e kthimit të këtij ligji, Presidenti Meta shprehet se “ky ligj, për shkak të çështjeve që do të shtjellohen në vijim të këtij materiali shoqërues, ka nevojë për përmirësim dhe duhet të rishqyrtohet në tërësi nga Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me rregullat, parimet kushtetuese dhe legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.”
Ligji duke filluar nga dispozita e përkufizimeve, apo në tekstin integral të tij përmban terma dhe fjalë që nuk janë në gjuhën shqipe.