Mesazhi i Metës pas telefonatës me Bashës: Ktheni besimin e shqiptarëve te demokracia duke garantuar zgjedhje të lira

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta apeloi edhe njëherë palët politike të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

E ndërsa 8 qershori po afron ku Brukseli do të duhet të marrë një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mesazhi i Presidentit në përgjigje të pyetjes së Ora News për opozitën  bashkuar sa i takon reformës zgjedhore ishte si më poshtë:

Meta: Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Duhet të jetë e qartë dhe të unifojë mesazhet e saj, kërkesat e saj, të bëjë maksimumin për konsensusin dhe të kordinohet sa më ngushtë me partnerët tanë, sidomos me komisionerin  dhe  Bundestagun sepse aty i shikojnë me shumë vëmendje të gjitha reformat në Shqipëri, shikojnë me shumë vëmendje jo thjesht anën formale dhe statistikore apo sipërfaqësore por anën substanciale, thelbësore dhe cilësinë e tyre. Është e rëndësishme që të gjithë të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos intimidojnë qytetarët shqiptarë as me arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre.

Meta konfirmoi se ka pasur një telefonatë me zotin Basha.

Meta: Kam pasur një telefonatë zyrtare me zotin Basha këtë paradite e kërkuar prej tij. Kaq mund të them. Mesazhi im është: Jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon që ua keni detyrim të gjithë që të keni besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë dhe as me hezitime. Të gjithë duhet të tregojnë besim te demokracia dhe ajo fillon te vota dhe zgjedhjet e lira. Qëndrimin tim për sistemin e dini që nga 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu