Gazetarja Iva Tiço po qëndron e izoluar për shkak të koronavirusit. Ajo është shprehur se e tremb e ardhmja dhe kjo e ka bërë që të jetë më dorështrënguar.
Për të shmangur ngeljen pa lekë në xhep, Iva është detyruar të kursejë.
Madje tregon se për herë të parë në jetën e saj ka shkuar të bëjë Pazar me listë të mirëpërcaktuar me ushqimet që do të blejë.
“Fakti që të tremb e ardhmja të bën të jesh më dorëmbledhur për shkak se nuk i dihet. Por të dëgjojmë lajmet aty ndihesh në frikë sa ta bën tre herë llogarinë.
Di gjë për herë të parë në jetë, në jetën time prej të rriture po shkoj të bëj pazar me një listë të përcaktuar gjërash që duhet të blej. Më përpara më udhëhiqte uria. Tani shkoj me një listë të mirëpërcaktuar, mund të abuzoj me dy-tre gjëra të vogla,”- u shpreh ajo në emisionin “Ftesë në 5”.