Pak minuta më parë Olta Boka ndau me të gjithë lajmin e ëmbël, për të cilin përflitej, por askush nuk e kishte konfirmuar. Këngëtarja do të bëhet nënë për herë të parë dhe duket se ka pritur fundin e shtatzënisë për ta bërë lajmin publik.
Olta është në muajin e nëntë dhe zgjodhi që t’i zbulonte të gjitha detajet vetëm me një foto.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan rozë, duke mbajtur dorën te barku i madh dhe i rrumbullakosur. Këngëtarja ka treguar se do të bëhet nënë e një vajze që do të vijë në jetë këto ditë!
“Prej 9 muajsh, unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, -ka shkruar ajo në përshkrimin bashkëngjitur fotos.