Mbyllja e RTV Ora, Prifti: Mendësi e sëmurë, qeveria është kundra të gjithëve

0
Gjigandi

I ftuar në emisionin Ekopolitkë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, ekonomisti Rezart Prifti se vendimi për mbylljen e televizionit ORA fillon nga mendësia e sëmurë e qeverisë e cila është kundra të gjithëve.

Rezart Prifti: ”Fillon nga lart. Fillon nga mendësia e qeverisë kundra të gjithëve, nuk është vetëm kundra medias. Në qoftë se e keni vënë re ne jemi në një kohë lufte. Në luftë nuk është shteti ose qeveria me virusin, por është qeveria kundër biznesit, kundër gazetarëve, kundra shqiptarëve. Nëse se do merrej me kundërshtarin që ishte virusi, vetëm me këtë nuk është marrë. Dëgjoj shumë çudithënës që thonë e menaxhoi shumë mirë krizën. Menaxhim dhe risk ke kur ti ke procese, ndërsa kur ti i thua gjithë dynjasë dhe njerëzve futuni në shtëpi dhe mos punoni, nuk ke se çfarë të menaxhosh në fund të ditës. Është një mendësi e sëmurë kundër të gjithë dynjasë që na rrethon vërdallë e cila po bëhet e padurueshme.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu