Mazhoranca pranon kandidaturën e Metës për kreun e KLSH, Komisioni voton pro Arben Shehut

0
Gjigandi

Ngërçi i krijuar prej më shumë se një viti për zgjedhjen e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit po shkon drejt zgjidhjes. Pas tre emrave të propozuar prej presidentit dhe të rrëzuar nga Parlamenti i Shqipërisë, Arben Shehu duket se është emëruesi i përbashkët.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot (23 qershor) kandidaturën e Arben Shehut me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 votë abstenim. 

Seancat dëgjimore të Kuvendit nisën pas vakancës së krijuar në përfundimin e mandatit nga z. Bujar Leskaj. Tre kandidaturat e propozuara më parë nga Presidenti i Republikës, nuk u miratuan nga Kuvendi.

Seanca degjimore– Seanca u be online dhe Shehu paraqiti një panoramë të jetëshkrimit të tij profesional, si dhe vizionin e tij në drejtimin e KLSH-se.

Ai vuri theksin mbi transparecën, bashkëpunimi me median si dhe bashkëpunimin institucional në të gjitha nivelet me qëllim parandalimin e abuzimeve me fondet publike dhe jo duke patur fokus kryesor ndëshikimin e institucioneve.

RonaTyra

Jashtë transmetimit, pa praninë e kandidatit, komisioni mori kohë që të vijojë diskutimin për kandidaturën, për t’ia paraqitur përmes një raporti të veçantë Kuvendit. Në përfundim të kësaj mbledhje, me shumicë votash, komisioni vendosi që kandidatura t’i përcillet seancës plenare për procedurat e mëtejshme.  

Ndryshe nga tre kandidaturat e para, Petraq Milon, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin, Shehu mori mbështetjen e deputetëve

Tashmë deputetët do të votojnë në seancën parlamentare, ku do të merret dhe vendimi përfundimtar. Mandati i kryetarit aktual të KLSh Bujar Leskaj ka përfunduar në fund të dhjetorit të vitit 2018.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu