Lubonja: Ndihem keq, i pafuqishëm përballë një bande kriminale

0
Gjigandi

Për të gjithë ata që kanë mbrojtur Teatrin Kombëtar ka qenë një ditë e vështirë e diela që solli shembjen e godinës. Tepër i prekur analisti Fatos Lubonja tha në Neës24 se ndihet keq dhe ka një përzierje të ndjenjave e mocioneve për atë që ndodhi duke e cilësuar “një akt kriminal dhe dhunë të pastër”.

“Keq ndihem sigurisht që ndihem keq. Një përzierje e ndjenjave, emocioneve të trishta dhimbjes për atë që ndodhi por dhe fyerje e dinjitetit personal. E keqja gjithmonë sundon dhe fiton në këtë vend. Një ndjenjë pafuqie për të gjykuar. Më shumë se sa fjala sot duhet të gjykonte palla. Këto janë akte kriminale, banditeskte. Nuk ka nevojë të futesh në argumente juridike. Kemi të bëjmë me dhunë të pastër të një bande kriminale që ka kapur shtetin.

Ajo godinë është edhe e imja. Është ndjenja e revoltës, e protestës të gjitha bashkë që vjen nga kush e ka bërë. Krimin e parë Edi Rama e ka bërë kur ishte ministër Kulture.

Shkaku pse nuk u ndal kërkon reflektimin pse jemi këtu në këtë situatë që dalin të rinjtë pas 30 vitesh dhe thërrasin poshtë diktatura. Kam qenë në sallën e atij teatri para 20 vitesh kur Rama ishte në minorancë. Ka dashur të bëjë një kullë tamam në stilin siç shkatërroi Tiranën.

Ajo nuk u ndal sepse nuk u ndal shkatërrimi i Tiranës më herët. Ky trusti i Edi Ramës erdhi duke u rritur. Vijmë tek përgjegjësia e të gjithë neve që nuk e ndalëm. Kështu kanë ardhur diktaturat shkallë-shkallë. Nuk u ndal sepse nuk funksionon drejtësia. janë hedhur dhjetëra akuza dhe kjo e bashkisë ishte shkelje. Kemi kapje të instrumenteve të shtetit nga kjo bandë kriminale.

RonaTyra

Ndalja me mjete ligjore e krimit është pak paradoksale të thuash sepse është njësoj të thuash pse nuk u ndal një bandë kriminale që vjedh kur ajo ka me vete dhe drejtësinë dhe policinë, i ka të gjitha. Si mund ta ndalësh me protestë paqësore, absolutisht jo. Me dhunë? Jo sepse janë më të fortë. Ai ambasadori gjerman thoshte nuk e kuptoj si ndodhi.

Si mund të mos ndodhë kjo në një vend ku dhunohen njerëzit çdo ditë. Nuk jemi në nivelin e Enver Hoxhës por në nivele që po thellohen, që të çojnë ose në rrëzimin e një pushteti me dhunë ose në nënshtrimin ndaj pushtetit. Jemi tek nënshtrimi. Kjo bandë kriminale ushqen polici, ushqen intelektualë, ushqen gazetarë. Mosndalja është një raport forcash.

Ata bënë boll rezistencë për të çuar mesazhin. Ne bëmë boll rezistencë me argumente që një pjesë e mirë e popullsisë nuk e donte shembjen dhe nuk duhen ndërtuar kulla më.

Jo vetëm që s’duhet bashkëpunuar me Erion Veliajn dhe Edi Ramën por të gjithë ata njerëz që e duan lirinë, dinjitetin duhet ta përdorin çështjen e teatrit si një simbolikë për rivendosjen e lirisë dhe dinjitetit të nëpërkëmbur e poshtëruar. Çështja e teatrit duhet të jetë çështja e një gjyqi që i duhet bërë këtij pushtetit dhe bande kriminale. Duhet t’u bëhet një proces, teatri mundet t’i përmbledhë. Dhe të rivendosë simbolikisht atë Teatër që ishte. Duhet parë si një simbolikë e çlirimit të Shqipërisë nga një bandë kriminale. Ky proces duhet të jetë dhe simbolikë dhe për këtë duhet të luftojë kushdo që do lirinë dhe dinjitetin dhe jo të bëhet bashkëpunëtor i këtyre kriminelëve” – thotë Lubonja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu