L’Equipe: Pogba pranë transferimit te Juventus

0
Gjigandi

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, është një hap larg rikthimit te Juventus.

Siç raporton L’Equipe, ka zhvillime konkrete për të finalizuar këtë marrëveshje.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola,  është në bisedime me të dy klubet, dhe një vendim përfundimtar do të merret shumë shpejt.

Pogba te Manchester United ishte transferuar në vitin 2016 për 105 milionë euro, transferim rekord atëkohë.

Francezi nuk arriti asnjëherë të plotësojë pritshmëritë, dhe është kritikuar jo pak për lojën e tij.

RonaTyra

Kthimi te Juventus do të ishte një mundësi e mirë, pasi 26 vjeçari pikërisht në Torino kaloi vitet më të mira të karrierës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu