Lady Gaga do rikthehet sërish në kinema, filmi i rradhës premton një sukses edhe më të madh

0
26
Gjigandi

Pas filmit të suksesshëm “A star is born”, artistja e njohur Lady Gaga duket se do jetë protagoniste në një tjetër projekt kinematografik.

U zbulua se Gaga do të luaj në filmin e ardhshëm të Sir Ridley Scott, në rolin e ish-gruas së dizanjerit “Gucci” Patrizia Reggiani, e cila u shpall fajtore për ekzekutimin e tij.

Filmi do të paraqesë krimin e bërë ndaj ikonës së modës Maurizio Gucci dhe Gaga, do të luajë një rol kryesor.

Sipas revistës britanike “Mirror”, ajo po e pret me padurim mundësinë për ta luajtur këtë rol dhe tashmë e ka pranuar ofertën e regjisorit.

Kujtojmë se Gaga u nominua për ‘Oscar’ për rolin e saj së bashku me Bradley Cooper në “A Star Is Born”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu