Gati publikimi i librit, Angela Martini zbulon surprizën për fansat

0
Gjigandi

Angela Martini është padyshim një nga femrat më të bukura shqiptare e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për jetën e saj luksoze.

Ajo arriti suksesin e saj në konkurse bukurie por duket se modelja ka dhe një pasion tjetër të cilin do ta ndajë me të gjithë njerëzit së shpejti.

Angela ka zbuluar ditën e sotme se në datën 11 nëntor do publikohet libri i saj i parë. “Më në fund erdhi dita, dhe jam shumë e emcionuar të lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, Shqipëri, në 11 nëntor”, shkruan ish-missi bashkangjitur fotos së publikuar në ‘Instagram’.

Kujtojmë se disa muaj më parë u zbuluan disa detaje rreth këtij libri, i cili pritet të jetë autobiografi dhe të flasë rreth jetës së Angelës, vështirësitë që ka kaluar dhe marrëdhënies së saj me të ëmën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu