Kryeministri Edi Rama ironizon peticionin për rindërtimin e teatrit

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama mbetet kategorik për sa i përket Teatrit Kombëtar. Ai nuk do të dialogojë me artistët rreth mundësisë së rindërtimit të tij.

Duke folur për Euronews Albania, Kryeministri ironizoi se nuk mund t’i plotësojë dëshirat e të gjithëve.

Përballë pyetjes nëse do të dialogojë me artistët dhe aktivistët që ditën e mërkurë nisën një peticion ku kërkohet rindërtimi i Teatrit, ai la të mendohet se do ta shpërfillë atë.

“Po mirë s’i t’ia bëjë unë këtyre artistëve të tjerë që thonë ne duam projektin e ri dhe duam një Teatër të Ri, si t’ia bëjmë? Pastaj çfarë do të thotë të ndërtohet siç ka qenë një vepër e ndërtuar nga ushtria italiane për të argëtuar ushtarët italianë?” – u përgjigj Rama.

Peticioni i nisur nga artistë dhe aktivistë për mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit synon mbledhjen e 10 mijë firmave.

RonaTyra

Kryeministri ironizoi se fjalët artistë dhe aktivistë janë përdorur shpesh kohët e fundit duke i zhvlerësuar ato.

“10 mijë, 20 mijë… 200 mijë artistë mund të gjenden për të firmosur, dhe nëse çështja qenka kaq artistike dhe shekspirjane, opozita të vijë të bëjë reformën zgjedhore, të përcaktojmë rregullat e lojës kur të shkojmë në zgjedhje, bijët dhe bijat e Shekspirit e sjellin opozitën në qeveri dhe ajo me alternativën e rindërtimit të teatrit siç ishte, kështu zgjidhen gjërat në demokraci, nuk bëhen me buzëkuqe apo zëvendësime të roleve,” – theksoi Rama.

Për shembjen e teatrit, Kryeministri mori si shembull një rast në Gjermani ku u kundërshtua rindërtimi i një ndërtese fashiste jo-monument kulture.

Rama këmbënguli se i tillë është edhe rasti i Teatrit Kombëtar, jo monument kulture, por godinë “tallashi” që u ndërtua për argëtimin e fashistëve.

Përballë pyetjes se përse teatri i ri u zgjodh të ndërtohej te i njëjti vend i teatrit të vjetër, Rama theksoi se nuk ndahej nga vendi por nga godina, e cila sipas tij u shemb me “70 vite vonesë”.

Rama akuzoi ish-Kryeministrin Berisha se kishte të njëjtin plan të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe zhvendosjes së tij te ish-Piramida, dhe te trualli i ish-Teatrit Kombëtar “donin të bënin një Plaza Shopping”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu