Kryemadhi zbulon dy kushtet që ka parashtruar LSI-ja në Këshillin Politik

0
Gjigandi

Monika Kryemadhi ka zbuluar kushtet që ka parashtruar LSI-ja në Këshillin Politik mbi reformën zgjedhore. Sipas Kryemadhit është kohë qa të ndalohet procesi i shit-blerjes dhe i kriminalizimit të votës, si dhe të krijohet qeveria tranzitore tre muaj para zgjedhjeve, si garanci për votën e shqiptarëve.

“Sigurisht vija e kuqe është ndalimi i shit-blerjes së votës dhe ndalimi dhe dënimi i kriminalizimit të votës, kjo është vija e kuqe. Çdo sistem dhe kod zgjedhor, në thelbin e vet ka pasur problematikat e tjera, por atë që kemi sot problem është kriminalizimin e votës dhe shit-blerja e votës. Patjetër, kush mund të jetë tjetër. Qeveria tranzitore nuk është ajo që i takon opozitës. Qeveria tranzitore është ai element që SHBA dhe BE ia ofruan një gjë të tillë Maqedonisë së Veriut. Në këtë mënyrë ne mund të arrijmë të krijojmë besimin tek qytetarët tek të gjitha forcat politike. Një qeveri tranzitore është qeveri që garanton procesin zgjedhor, e ka Maqedonia dhe Greqia. Kur bashkëjetojnë grekët dhe maqedonasit, pse nuk bashkëjetojnë shqiptarët me shqiptarë?. Për ne kjo është një nga garancitë kryesore”, tha ajo për Euro News.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu