Arilena e emocionuar para paraqitjes në “Eurovision Song Celebration 2020”

0
22
blank
Gjigandi

Arilena ka folur pak orë para se të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovisionit”, që kësaj radhe vjen virtualisht.

Për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, EBU mori vendim që të anulohej për këtë vit festivalit “Eurovision”.

Por, meqenëse përfaqësuesit e secilit shtet ishin zgjedhur dhe kishin filluar edhe përgatitjet për festival, organizatorët vendosën të realizojnë diçka online.

Në vend të “Eurovisionit” do të organizohet “Eurovision: Europe Shine A Light”, por kësaj radhe nuk do të ketë fitues.

Arilena Ara, e cila përfaqëson Shqipërinë do të prezantohet sonte në natën e dytë të festivalit, e cila pritet që bashkë me garuesit e tjerë të shfaqet në lidhje direkte.

Pak orë para se të fillojë shfaqja virtuale, Arilan tha se është shumë e emocionuar.

“E emocionuar për “Eurovision Song Celebration” në orën 21:00 sonte! Ju dërgoj gjithë dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar këngëtarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu