Kriminaliteti/ Olsian Çela bën bilancin e 2019-s: Është ulur me 3% niveli i krimeve në të gjithë vendin

0
Gjigandi

Kryeprokurori Olsjan Çela ka raportuar për herë të parë në Komisionin e Ligjeve, për gjendjen e kriminalitetit në vend në vitin 2019.

Gjatë fjalës së tij Çela tha se gjatë vitit 2019 janë regjistruar 44 289 procedime penale, duke theksuar se po në këtë vit është ulur me 3% niveli i krimeve në të gjithë vendin, në krahasim me 2018.

Gjithashtu kryeprokurori Olsjan Çela u shpreh se gjatë viti 2019 niveli i kriminalitetit në Shkodër është ulur. Në Shkodër janë kryer një seri vrasjesh të bujshme, disa prej të cilave janë zbardhur, ndërsa një pjesë janë në shqyrtim.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela thekson se në vijim të punës së Prokurorisë mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në vitin 2019, numri i përgjithshëm i miratuar i prokurorëve ishte 336. Shpërndarja 1 e tyre në prokurori sipas niveleve ka qenë, 291 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, 28 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe 17 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, për shkak të vakancave numri faktik i prokurorëve ka qenë 309.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu