Në konferencën online me gazetarët, kryeministri Rama u pyet në lidhje me procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin me opozitën.
Rama u përgjigj se janë duke u ndjekur rekomandimet e OSBE-ODHIR, ndërsa referuar propozimeve të opozitës, ai shtoi se ato nuk përputhen me ato të OSBE-ODHIR.
Pyetje: Integrimi kërkon sakrifica dhe një nga to është janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. A keni bërë shumë sakrifica për të bashkëpunuar për të rënë dakord, si p.sh qeveria kujdestare para zgjedhjeve?
Rama: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë një sakrificë, por janë një detyrim. Zgjedhjet e të lira dhe të ndershme Shqipëria ka pasur prej disa raundesh. Sigurisht cilësia e tyre duhet përmirësuar më tutje. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por për tu dakordësuar për sugjerimet e OSBE-ODHIR.
Nuk di të ketë ndonjë sugjerim të tyren që përputhem me atë ç’ka ju thatë. Këto rekomandime janë shumë të qartë dhe di që këto pika janë të panegociueshme: depolitizimi i administratës zgjedhore që ka qenë një problematike me politizimin e administratën deri në ekstreme. Në këtë pikë jemi të gatshëm që ta bëjmë dhe administrata zgjedhore tu takojë qytetarëve dhe jo partive.
Dhe e dyta e përfshira në kolegjin zgjedhor të gjykatësve që nuk kanë kaluar Vettingun. Gjykatës që nuk kanë kaluar Vettingut, nuk do t’i pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Për të tjerët janë pjesë e rekomandimeve dhe janë pjesë e diskutimeve dhe presim që të shkojmë drejt një procesi më të mirë e transparent.