Publikimi i raportit të Venecias reagon Presidenti i Republikës

0
Gjigandi

Menjëherë pas publikimit të Raportit të Komisionit të Venecias ka reaguar edhe kreu i shtetit shqiptar me një deklaratë.   Deklaratë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta     14 tetor 2019     Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.   Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.   Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:   Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.       Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.       Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.       Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.       Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.       Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu