Kapen taksistët e klandestinëve/ Arrestohen 5 personat që po çonin marokenë nga Bilishti në kufi

0
Gjigandi

Pas investigimit të Top Story-t, për trafikimin e paligjshëm të shtetasve arab, ku në pranga ranë zyrtarë të lartë të policisë së shtetit të përfshirë në këtë rrjet, hetimet vijojnë.

Rrjeti ndërkombëtar, për kalimin e paligjshëm të emigrantëve që vijnë nga vendet ne konflikt, si Afganistani, Siria territoret palestineze apo edhe vende si Maroku e Algjeria, përfshin transportin e tyre nga Turqia drejt kufirit greko-shqiptar, për të kaluar më pas në vendet e Bashkimit Europian.

Së fundmi, pas një hetimi 8 mujor nga Prokuroria e Tiranës, policia ka vënë në pranga gjashtë persona, të cilët si pjese e nje grupi të strukturuar shërbenin si taksistë për trafikimin e shtetasve arabë. Në bashkëpunim me grupe të tjera në Greqi, Turqi dhe Lindjen e mesme, ata i merrnin emigrantët, dhe qytet pas qyteti në vendin tonë, i transportonin, drejt kufirit me Malin e Zi apo Kosovës.

Emigrantët u paguanin atyre nga 100-300 euro, për një rrugë nga Bilishti drejt Kukësit apo Shkodrës.Me 5 marokenë në makinë u kapën në flagrancë pran rreth rrotullimit te teg Ali Osmanaj, Aida Vleçani dhe Mentor Isufi.

Pjesë e grupit ishin edhe Anamaria Bengaj, Ardit Pinderi dhe Melinor Pinderi, këta dy të fundit, banues në Korçë, të cilët dhe ata ranë në pranga.

RonaTyra

Gjatë operacionit u sekuestruan 12.000 euro, 1 milion lekë, një pistoletë, 10 celuarë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin si taksi për të transportuar emigrantët.

Vendi ynë vijon të ketë një valë të shtuar të emigrantëve të cilët e përdorin atë si trampolinë për të shkuar drejt vendeve të BE-së, çka ka shqetësuar autoritetet. Në raportin vjetor të 2019, Shërbimi informativ i Shtetit thotë, se emigrantë të tillë të paligjshëm, kanë kaluar në territorin tonë, edhe për qëllime terroriste. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu