Ka vdekur para 2 vitesh, në gjendje civile figuron i gjallë

0
Gjigandi

Një qytetar nga Qukësi i Librazhdit ka humbur jetën në Maqedonin e Veriut para 2 vitesh, por familjarët e tij s’kanë mundur ta çregjistrojnë nga gjendja civile. Arsyeja është lëshimi i aktit te vdekjes me gabime.

Kërkesës së gjendjes civile për të bërë korigjimet , konsullata shqiptare nuk i është përgjigjur prej 2 vitesh.

Agron Kala nga fshati Qukës i Librazhdit ankohet në emisioni Fiks Fare sepse babai i tij edhe pse ka ndërruar jetë që prej dy vitesh në Maqedoninë e Veriut, pasi punonte atje.

Por problemi i familjes është se rezulton i gjallë në gjëndjen civile në Qukës.

Agroni tregon se për të është një problem i madh sepse përveç të tjerash nuk mund të bëj dot as dokumentat për të përfituar kompensim të energjisë elektrike, pasi i ati figuron i gjallë. Gjendja civile i ka thënë se gabimi eshtë bërë në shtetin fqinj dhe pa u korigjuar gabimi aty nuk mund të bëhet çrregjistrimi.Ai thotë se nuk di ku të shkojë prandaj kërkon ndihmën e Fiksit.

RonaTyra

Gazetarët e Fiksit bashkë me zotërinë shkojnë në varreza dhe xhirojnë varrin e të atit të Agronit i cili ka humbur jetën në datë 14 prill 2018.

Gjithashtu gazetarët e Fiksit shkojnë në Gjendjen Civile Qukës.Punonjësi i gjëndjes civile thotë për emisionin Fiks Fare se akti i vdekjes i cili është lëshuar në Maqedoninë e Veriut ku dhe personi në fjalë ka humbur jetën është bërë me gabime ndaj ligji nuk lejon të kryehet çrregjistrimi, nëse akti i vdekjes nuk është i saktë.

Punonjësi i gjëndjes civile thotë se për këtë arsye i janë drejtuar që në vitin 2018 Konsullatës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut me një kërkesë, por që akoma edhe sot nuk kanë marrë përgjigje.

Gazetarët e Fiks Fare për këtë çështje i kanë kërkuar përgjigje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duke i vënë në dispocion edhe kërkesën që ka bërë Gjendja Civile Qukës në vitin 2018. Ministria është angazhuar që do ta zgjidh këtë problem menjëherë pas lehtësimit të masave të marra për shkak të pandemisë covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu