Një debat i fortë u zhvillua mes dy aktorëve, Edmond Budina dhe Artan Imami ne “Open” per shembjen e godines se teatrit.
Debati nisi kur Imami i tha Budinës që ka uzurpuar godinën e teatrit.
Pjesë nga debati:
Budina: Teatri Kombëtar është një vlerë kulturore. Nuk i përket as kryeministrit as banorëve të Tiranës. Është Teatri Kombëtar dhe i përket të gjithë Shqipërisë.
Imami: Edmond je një uzurpator.
Budina: Kush jeni ju që më thoni mua jeni uzurpator?
Imami: Unë jam Tan Imami.
Budina: Unë nuk flas me ju. Jeni pjesëmarrës në krim. Neve desh na vranë dhe dhunuan.
Imami: Po gënjen. Më ke kërcënuar kur të thashë që do vija të merrja disa rroba të mia.
Budina: Po gënjen ti. Të të vijë turp. Nuk flas me ju.