Një 29-vjeçar i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndeve narkotike” është kapur nga Policia e Shqipërisë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë nw Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, lokalizuan dhe bënë arrestimin provizor të shtetasit V. Gj., 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës.
29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.