Deklarimi i kryeministrit Edi Rama se qeveria është duke përgatitur një ligj të konsultuar me ekspertë ndërkombëtar, për te lejuar kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore nuk ishte surprizuese.
Ka shumë vite që kjo ide është hedhur për diskutim madje nuk kanë munguar edhe lobimet e grupeve të caktuara të interesit.
Pëllum Nako ekspert i çështjeve të sigurisë e shikon me shumë rezerva këtë propozim.
‘’I druhem një aktiviteti paralel kriminal. Në aspektin e sigurisë nuk shton apo pakëson ndonjë gjë. Duhet filluar ngadalë e matur mirë përpara një vendimi të caktuar’’.
Eksperti Ekonomisë Adrian Civi i pyetur nga Top Channel se cili mund të jetë përfitimi ekonomik nga ky lloj biznesi dha këtë përgjigje.
‘’Duhet bërë shumë kujdes e duhet të jetë monopol shtetëror me rregulla shumë strikte. Në shume vende shumë këtij biznesi nuk është miliona por miliarda dollarë’’.
Ndërsa analisti çështjeve politike Neritan Sejamini thotë se duhen parë me kujdes pasojat anësore të këtij ligji që po përgatitet.
‘’Duhet të shikojmë kostot dhe përfitimet, duhet të ketë mekanizëm monitorimi, janë të gjithë mundësitë që shumë persona të kultivojnë kanabis për qëllime tregtare të cilat janë të paligjshme’’.