Gjykata Speciale dhe SPAK i nënshtrohen testit anti-Covid, seancat do të vijojnë me dyer mbyllura

0
Gjigandi

Pas rasteve pozitiv me koronavirus në Burgun 313, Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Prokuroria e Posaçme kanë kërkuar që të gjithë punonjësit t’i nënshtrohen testeve për Covid.

Me urdhër të drejtuesve të këtyre institucioneve, i janë nënshtruar testit gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe oficerët e policive gjyqësore, si dhe punonjësit e administratës, që fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Pas testit molekular pritet që ata t’i nënshtrohen edhe atij seroligjik, shkruan Klan.

Ndërkohë ambientet e gjykatës dizifektohen herë pas herë, ndërsa seancat gjyqësore vijojnë të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe nën masa të forta sigurie për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu