Deputeti i Kuvendit Kujtim Gjuzi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me infektimin e deputetit tjetër të opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi.
Ai ka thënë se Alimadhit ia inskenuan infektimin me COVID, ndërsa është tentuar t’ja inskenonin edhe atij, por pa arritur dot ta infektonin.
Gjuzi shprehet se “ia djeg inskenimet RamCOVID-19 me gjithë karagjozlliqete shamisë së beqarisëë”.
Kujtojmë se deputeti Adriatik Alimadhi kaloi disa javë i shtruar te spitali Infektiv dhe te “Shefqet Ndroqi”, përpara se gjendja e tij të përmirësohej.
“Mike dhe miq, ju kam thene:
Mua nuk me ze ramcorona covit19 edhe adriatikut i’a inskenuan ashtu sic deshen te ma inskenonin mua me 06.04.2020 por une shkova t’u tregoj se nese “pjek mish helli” e pjek dmth ja djeg inskenimet Ramcovid19 me gjithe karagjoslleqet e shamise se beqarnise se plakut Ismail Bej fotokopja”, shkruan Gjuzi.