Gjiknuri: Shpresojmë që nesër të mbyllim përfundimisht Kodin Zgjedhor

0
Gjigandi

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, bashkëkryetari për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri tha se ka ende disa pika për t’u diskutuar në lidhje me  KQZ dhe çështje të tjera në lidhje me fushatën zgjedhore.

Gjiknuri shpreson që nesër të mbyllet përfundimisht Kodi Zgjedhor.

Damian Gjiknuri: ”U dakordësuan të gjitha proceset që lidhen me indentifikimin elektronik, kompetencat e zv.komisionerit për këtë proces, çështjet e financimit të zgjedhjeve. U dakordësuam për dispozitat që kishin përgatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e pranimit të raportit 1 me 3, financim publik me financim privat. Nesër do vazhdojmë mbledhjen tjetër në orën 17:00, shpresojmë të përfundojmë të gjitha amendimet për kodin zgjedhor.”

”Ka akoma çështje siç është pjesa e KQZ-së dhe disa elementë që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore që PD kërkon kohë më shumë. Shpresoj që nesër, është në interes të PD-së dhe të gjitha palëve që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Draftet janë, ka akoma disa pika për tu diskutuar. Ata thonë se kërkojnë më shumë kohë që të konsultohen me ekspertët e tyre. Shpresojmë që ata do vijnë nesër me dispozitat përfundimtare.”

Këshilli Politik do të mblidhet sërish nesër në orën 17:00.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu