Një trup i pajetë është gjetur në Vlorë, në zonën e Triportit.
Mediat në Shqipëru thonë se fillimisht kanë qenë banorët e zonës që kanë raportuar për viktimën, ndërsa stafi mjekësor e ka gjetur pa shenja jete pasi kanë shkuar në vendngjarje.
Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit.
Viktima njoftohet se është shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar.
“Në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.