Fundjava sërish për pensionistët dhe prindërit me fëmijë

0
Gjigandi

Për të disatën javë me radhë qysh nga nisja e epidemisë së koronavirusit, fundjava lihet e lirë për pensionistët dhe prindërit me fëmijë në zonat e kuqe, ku bën pjesë Tirana, Durrësi, Fieri, Kruja, Shkodra dhe Kurbini.

Në këto dy ditë deri në orën 10.00 kanë të drejtë që të dalin pensionistët dhe gjatë kësaj fashe gjithë të tjerët duhet të rrinë brenda.

Ndërkohë, nga ora 11.00 deri në 17.30, e drejta për liri-dalje shkon për prindërit me fëmijë.

Po ashtu deri në orën 17.30 do të lejohen të jenë hapur vetëm farmacitë dhe ushqimoret, ndërsa gjithë aktivitetet e tjera do të jenë mbyllur.

Sakaq qarkullimi me makina private është totalisht i ndaluar.

RonaTyra

Nga ky rregull bëjnë përjashtim zonat e gjelbra, të cilat lejohet që të lëvizin deri në orën 21.00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu