Kryeministri Edi Rama ka komentuar në mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për pengimin e Reformës Zgjedhore.
Poshtë statusit të Kim, kreu i qeverisë Rama ka shkuar thjesht; Bie dakord! duke vendosur pranë njëri-tjetrit, flamurin amerikan, atë të BE dhe atë shqiptar.
Por nuk ka mbaruar aty, Rama ka shpërndarë edhe një shprehje të shkrimtarit William Shakespeare: Ferri është bosh pasi të gjithë djajtë janë këtu!.