Fillon java e kontrasteve të forta: Shtrëngata shiu që nga e marta

0
Gjigandi

Ditëve verore me zagushi gjatë kësaj jave do t’i vijë fundi. Paqëndrueshmëria, e cila do të prekë Mesdheun, parashikohet të sjellë kontraste të forta termike, njofton SHMU.

Për pasojë, reshjet e shiut prej së martës e deri të enjten do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe e breshër të izoluar.

Si në çdo pranverë, reshjet nisin furishëm e hera herës i lenë vendin diellit. Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet kryesisht me drejtim juglindje.

Të enjten era nga kuadrati i veriut, do të jetë e vrullshme veçanërisht në bregdet duke sjellë dhe det të trazuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu