Epidemia drejt fundit, mjeku epidemiolog: Koronavirusi rikthehet në dimër

0
Gjigandi

Europa, përfshirë Shqipërinë, duhet të përgatiten për një valë të dytë të Covid-19 në fund të vjeshtës dhe gjatë stinës së dimrit.

Mjeku epidemiolog pranë Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku, në një intervistë për Ora News thotë se lajmi i mirë është që ky virus do të qarkullojë në nivele shumë më të ulëta, si një virus i zakonshëm stinor.

E megjithatë kujdesi nuk duhet të ulet, thotë mjeku,  dhe masat mbrojtëse si distancimi social, maskat dhe higjiena duhet të na bëhen pjesë e kulturës dhe të përditshmes sonë.

Simaku: Çdo dimër qakullon gripi. Në kontinentin europian ku bën pjesë dhe Shqipëria dhe në hemisferën e veriut gripi qarkullon në fund të vjeshtës dhe gjatë gjithë dimrit. Parashikohet për të gjitha vendet e hemisferës veriore që koronavirusi të qarkullojë përsëri gjatë dimrit por tashmë jo më si një virus i ri që është aktualisht, por si një virus i zakonshëm stinor. Parashikohet të qarkullojë në nivele shumë më të ulëta krahasuar me viruset e gripit.Prandaj theksohet se masat duhet të vazhdojnë dhe popullësia duhet të ndërgjegjësohet për këto masa.

Mjeku tha se nëse do të jetë e nevojshme do të kryhen testime, duke shtuar se ” kjo valë e dytë parashikohet për të gjitha vendet e hemisferës veriore, jo vetëm Shqipërinë.Mosha e tretë është mosha më e rrezikuar në popullatë, vuan nga një sërë problemesh kronike”.

RonaTyra

Sa i takon situatës aktuale me Covid-19, epidemiologu Simaku thotë se vendi është drejt shuarjes së pandemisë.

Simaku: Masat po lehtësohen javë pas jave. Parashikohet që deri nga fuqi i qershorit mos të kemi më raste të reja në qarkullim ose raste shumë të rralla. Jemi drejt përfundimit të epidemisë,  por e rëndësishme është që pavarësisht lehtësimit të masave, pavarësisht se jemi drejt fundit të epidemisë nuk duhet neglizhuar kujdesi me distancimin social, mbajtja e maskave në ambjente publike dhe higjeinizimi. Nuk përjashtohet mundësia që me shtimin e lëvizjeve dhe kontakteve në popullatë të kemi raste të rralla të sëmundjes por situata është në kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu