Digjnin plehra në Manzë, procedohen penalisht dy persona

0
Gjigandi

Dy persona janë proceduar penalisht pasi digjnin mbeturina në zonën e Manzës duke ndotur kështu ajrin.

“’Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë proceduan në gjendje të lirë shtetasit: B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu