Dezinfektues në çdo bankë, shenja distancimi/ Masat e marra për kthimin e maturantëve në shkollë

0
Gjigandi

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka shpjeguar masat për kthimin e maturantëve në shkollë.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka përcjellë pak ditë më parë disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë që të mbrohet shëndeti i secilit maturant dhe familjarëve, shokëve e mësuesve të tyre, raporton Top Channel.

Rregulli i parë, sipas Ministres Shahini, është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5-2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.

Ndërkohë që siç shihet dhe nga fotot më poshtë, klasat janë pajisur me alkool në çdo bankë, shenjta e distancimit dhe afishimin e rregullave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu