Detaje nga ekzekutimi i 2 vëllezërve në Krujë/ Konflikti i vjetër, sherri nisi në lokal

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Krujë, ku mbërmjen e djeshme u ekzekutan dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri në një lokal në fshatin Gramëz. Mësohet se dy vëllezërit patën fillimisht përplasje verbale me autorin, por më pa ky i fundit i vrau me armë zjarri.

Po kështu burimet bëjnë me dije se vëllezërit Bardhi janë konfliktuar edhe më herët me autorin, por sherri i djeshëm rezultoi fatal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25 e ndërsa policia ka identifikuar autorin, bashkëfshatari i viktimave, Roland Pula, 32 vjeç, për kapjen e të cilit janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe janë ngritur 2 drone.

Policia gjeti të braktisur pranë pompave të Ujit në fshat makinën e autorit ku shumë afër ka edhe banesên, ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur arrestimin e 32-vjecarit.

RonaTyra

Viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njeri tjetrin, kanë rrahur e plagosur njeri tjetrin herë pas herë, pra konflikti ishte i vjetër. Nërkohë të dy palët janë të skeduar për vjedhje dhe grabitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu