Deputeti i opozitës parlamentare njofton krijimin e një partie të re

0
17
Gjigandi

Për më shumë se një orë përfaqësuesit e opozitës parlamentare zhvilluan mbrëmë një takim me kryeministrin Rama për reformën zgjedhore. Shefi i mazhorancës Rama kërkoi të bindte deputetët Myslym Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai që të votonin marrëveshjen politike me opozitën jo parlamentare, por takimi rezultoi pa sukses.

Secila palë doli në një deklaratë për mediat ku dhanë edhe argumentet e tyre. Opozita parlamentare theksoi se nuk do te japë votën nëse nuk ndryshohet sistemi ndërsa kryeministri u shpreh se ai vetë dhe PS gjenden tashmë mes dy zjarreve.  

Por, cilët janë objektivat e opozitës parlamentare dhe përse nuk pranon t’i bashkojë votat me mazhorancën për të miratuar reformën zgjedhore?  

Deputeti i opozitës parlamentare, Arlind Çaçani tha në Euronews Albania se kërkesa e tyre parësore është ndryshimi i sistemit dhe zgjedhja e deputetëve me lista të hapura.

“Të paktën deri në momentin që flasim opozita është e unifikuar, përveç dy kolegëve që janë shprehur pro reformës. Opozita është e unifikuar deri në këto momente siç ka firmosur me 39 firma që kur kemi marrë mandatin. Që kur kemi hyrë kemi ngritur një kauzë, që është ndryshimi i sistemit. Pavarësisht peripecive që ka kaluar këtë vit, tek kjo pikë, te ndryshimi i sistemit, deputetët janë të bashkuar dhe ndajmë të njëjtin qëndrim për ta votuar kundër”, tha ai.

Synimi i opozitës parlamentare siç theksoi deputeti Çaçani është krijimi i një partie të re. Ai theksoi se së bashku me kolegët e tij po formatojnë krijimin e një subjekti të ri, ndërsa shtoi se do të jenë gati të garojnë në zgjedhje kurdo që të zhvillohen.

“Shumë shpejt do ta kemi subjektin politik, për t’u ballafaquar në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të jenë. Jemi duke formatuar një subjekt të ri. Jemi në hapat e parë, nuk duhet të nxitohemi. Problemin e kemi tek hapja e listave, që qytetarët të kenë deputetin e tyre jo t’u servirim një listë të mbyllur, që duam apo s’duam ne të votojmë tre të parët. Ne kërkojmë hapjen e listës”, shtoi ai.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu